
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të Rrjoll, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në zonën e tyre dhe akuzojnë qeverinë për marrje të pronave.
“Të zgjidhet problemi me pronarët,” deklaroi Berisha, duke theksuar se mbështet kauzën e tyre.
Ai solli si shembull ndërtimin e Rruga e Kombit, duke thënë se gjatë shpronësimeve është negociuar me çdo pronar dhe është ofruar dëmshpërblim. “Nga Rrësheni gjer në Morinë nuk ka pasur asnjë protestë,” u shpreh ai.
Sipas Berishës, përgjegjësia kryesore për situatën bie mbi qeverinë, të cilën e akuzoi se jep leje ndërtimi sipas dëshirës. “Ne mbështesim tërësisht pronarët e ligjshëm, siç është rasti i Rrjollit. Ata që përpiqen ta politizojnë, mashtrojnë. PD mbështet politikisht dhe qëndron prapa pronarëve të ligjshëm,” tha Berisha.