Vendosni fjalën kyçe....

Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e parkimit, arrestohet autori


Është arrestuar nga policia Land (Puja) Derjai 48-vjeçari i cili ditën e djeshme vrau me thikë në Kavajë 48-vjeçarin Skerdilajd Isufi gjatë konfliktit për një vend parkimi.

Policia njofton se kja arritur të gjejë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale edhe thikën që u përdor për vrasjen e Skerdilajd Isufit.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias S. I.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.