Vendosni fjalën kyçe....

“Të bashkohemi, e vetmja rrugë për të larguar narkoqeverinë e Edi Ramës” – Tabaku


Deputetja demokrate Jorida Tabaku bëri thirrje për bashkimin e të gjitha forcave të opozitës si të vetmen rrugë për të larguar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.

Në fjalën e tij në protesën e opozitës, ajo tha se Shqipëria është uzurpuar nga një bandë që ka plaçkitur vendin, që ka përzënë shqiptarët, veçanërisht të rinjtë, që ka pushtuar ekononominë dhe ua jep ato bandave, krimit të organizuar e oligarkëve.

“Po jetojmë në një sistem ku pakica grabit shumicën. Korrupsioni është ideologjia e regjimit të sotëm, që ka ndërtuar një ekonomi që u shërben vetëm klientëve dhe krimit, që braktis qytetarët e saj. Pasojat janë katastrofike. Bujqësia, ekonomia, industria janë në falimentim. Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve, e shtresës së mesme, është Shqipëria e uzurpuar nga narkoqeveria. Tenderat e koncesionet favorizojnë një grusht njerëzish. Për herë të parë në 35 vite Shqipëria nuk prodhon më. Sot duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy sepse ato që na bashkojnë janë më të mëdha se ato që na ndajnë. Të bashkohemi sepse nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar vendin.” – tha Tabaku.