Vendosni fjalën kyçe....

Erion Braçe paralajmëron padi penale ndaj institucioneve për mosdhënie të informacionit



Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka paralajmëruar se do të padisë penalisht Drejtorinë e Tatimeve dhe institucione të tjera që nuk kanë respektuar afatet ligjore dhe nuk kanë dhënë informacionin e kërkuar nga Parlamenti.

Braçe deklaroi se më 2 shkurt kishte depozituar një kërkesë për seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, por deri tani afatet e rregullta kanë kaluar pa u plotësuar. Ai theksoi se situata është e papranueshme, duke përmendur rastin e shkollës “Edit Durham”, e cila, edhe pse është përfunduar, nuk funksionon ende, duke ndikuar në mbarëvajtjen e procesit arsimor për 1,700 nxënësit që duhet të ndjekin turnin e dytë.

Deputeti theksoi se kontrolli parlamentar nuk mund të përdoret me racion dhe se kërkesat e tij për marrjen e informacionit nga Tatimet dhe AKU janë të papërmbushura. Për këtë arsye, Braçe paralajmëroi se do të nisë një kallëzim penal për të siguruar informacionin e nevojshëm.