
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer kontrolle në tregun agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtim të produkteve ushqimore me origjinë shtazore që nuk përmbushin standardet e sigurisë.
Gjatë inspektimeve në pesë subjekte u konstatua se 197.5 kg produkte, përfshirë djathë kaçkavall dhe fruta të thata, ishin të pasigurta, ndërsa 2214.2 kg të tjera, përfshirë sallam dhe fruta të thata, mungonin me etiketim të duhur.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi 7 masa administrative me gjobë, për vlerë totale prej 1.600.000 lekësh, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi.
AKU njoftoi se kontrollet do të vazhdojnë për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.