Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuzon Ramën dhe policinë: Protestuesit u qëlluan me snajper, do të mbajë përgjegjësi



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së djeshme, duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim të dhunës ekstreme dhe pretendon se disa protestues u qëlluan me snajperë. Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si përgjegjës për atë që e quajti “skenar gjakderdhjeje”.

Berisha nxori emrat e disa protestuesve të plagosur dhe theksoi se synimi ishte eliminimi fizik i tyre. Ai akuzoi gjithashtu zyrtarë të lartë të policisë për përfshirje direkte në incidentet e dhunshme.

“Edi Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh dhe për këtë qëllim kishte vendosur në krye të banditëve me uniformë kriminelin famëzi, Sokol Bizhga. Ai urdhëroi përdorimin e snajperëve ndaj katër protestuesve, tre prej tyre në kokë, të cilët nuk kryenin asnjë veprim ndaj policisë,” tha Berisha.

Kreu i PD-së shtoi se dhuna përfshinte jo vetëm plumbat e snajperëve, por edhe përdorimin e mjeteve piroteknike, gazit dhe ujit, dhe garantoi se kryeministri Rama do të mbajë përgjegjësi “deri në fund” për skenarin e protestës së djeshme.