
Kryeministri i Kosovës ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë speciale në Hagë për dënimin me nga 45 vjet ëpër secilin nga krerët e UÇK-që që po gjykohen në Hagë.
Ai shkruan se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe mbrojtëse dhe ishte kundër dhunës së egër të pushtuesve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve prej ushtarëve serbë. Kurti vëren se çdo përpjekje për të mos e marrë parasysh këtë të vërtetë, deformon kuptimin e luftës.
“Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.
UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse. Ajo u zhvillua në rrethanat e okupimit të egër kur dhuna e apart’heidit po shndërrohej në gjenocid shtetëror. Çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e asaj lufte.” – shkruan Kurti.
Ai shto më tej se shqiptarët nuk kanë pasur në plan shfarosjen e asnjë populli tjetër a të civilëve dhe kërkesa e prokurorisë nuk mbështetet në asnjë standard të pranuar ndërkombëtar duke anashkaluar krejt kontekstin e luiftës.
Në fund Kurti thekson se institucionet e Kosovës janë të palëkundura në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe do e mbrojnë të vërtetën faktike e historike.
“Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakuum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare. Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre.” – mbyll Kurti.