Vendosni fjalën kyçe....

Disa fshatra të Lezhës pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar



Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre zonave.

Sipas informacioneve paraprake, pa furnizim me energji kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth. Ndërprerja ka sjellë probleme në jetën e përditshme të banorëve, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me shkakun e ndërprerjes apo afatin e rikthimit të energjisë elektrike. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës.