Vendosni fjalën kyçe....

Topalli – Ballës: S’të kam takuar kurrë në jetën time, ke takuar Bashën, merre me vete atë


Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, janë përfshirë në një debat sot në parlament.

Balla i tha Topallit që të mos bëjë sikur i dhimbset Berisha, duke kujtuar se ata kishin bashkëpunuar kundër tij në 2021.

Topalli iu kundërpërgjigj Ballës duke theksuar se në 2021 kishte krijuar një lëvizje të saj, ishte e pavarur dhe nuk kontrollohej nga PS-ja.

“Është e njohur publike që në 2021 unë kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të PD ishte njëri që ju e kontrollonit në çdo lëvizje.

S’të kam takuar kurrë në jetën time, por ke takuar Bashën. Prandaj merre me vete atë.

Ka qenë e vështirë për mua, por koha më ka dhënë të drejtë dhe sot jam më krenare se kurrë, të thuash të vërtetën kur të tjerët thonë të kundërtën”, iu përgjigj Topalli.