Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohen 34 kryetarë të qendrave të numërimit të votave në Kosovë


34 kryesues të qendrave të numërimit të votave në Mitrovicë janë ndaluar pas marrjes në pyetje nga policia. Ata dyshohen për manipulimin e votave të zgjedhjeve të dhjetorit 2025.

Prokuroria do marrë në pyetje 43 persona gjithsej lidhur me manipulimin e votave, shkruan Koha.

Personat e marrë në pyetje kanë qenë pjesë e grupit të numërimit të votave në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Më herët mbi 100 persona janë ndaluar në Prizren lidhur me manipulimin  e votave.