Vendosni fjalën kyçe....

Aksion në Mitrovicën e Veriut, sekuestrohen armë dhe municion


Policia e Kosovës, të mërkurën, ka sekuestruar sërish armë, municion dhe mjete të tjera ilegale gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur në lagjen Bërxhane, në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë, aksioni është realizuar më 28 janar 2026, pas informacioneve të marra nga qytetarët. 

Sipas Policisë, janë sekuestruar:

Një karikator të zbrazët për armë të gjata

Një bajonet Shishe plastike e mbushur me saqme

Kapsula për fishek

Sasi e barutit

Një rryp brezi ushtarak

Një minë kundër këmbësorik

Pjesë për mbushje të fishekeve

Detonator për minë

Targa të automjetit të ish-Milicisë

Tre fishek të armës së gjuetisë

Trembëdhjetë (13) fishek të kalibrave të ndryshëm

Dy (2) fishek të kalibrit 12.7 mm

Dy (2) fishek të kalibrit 20 mm

Dy (2) gëzhoja të kalibrit 12.7 mm

Një xhaketë ushtarake dimërore

Një palë doreza ushtarake

Katër këmisha të Policisë së Serbisë

Për shkak se disa nga materialet e gjetura ishin eksplozive, në vendngjarje intervenoi Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), e cila mori sasinë e barutit, fishekët dhe minën me detonator.

Rasti është i nën hetim dhe Prokurori i Shtetit ka udhëzuar hapjen e procedurës për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Ky është rasti i tretë me radhë brenda pak ditëve që Policia e Kosovës sekuestroi armë në komunat të banuara me shumicë serbe.