Vendosni fjalën kyçe....

Kushtetuesja shqyrton çështjen Balluku, Qeveria: Ministri gëzon imunitetin e deputetit, nuk mund të pezullohet nga detyra


Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Eriola Shia, deklaroi se pushteti gjyqësor nuk mund të pezullojë ushtrimin e detyrës së një anëtari të ekzekutivit pa autorizim nga Kuvendi.

Sipas saj, imuniteti kushtetues i deputetit dhe i anëtarit të Këshillit të Ministrave synon mbrojtjen e ushtrimit të detyrës dhe çdo masë sigurimi që pengon këtë ushtrim përbën shkelje të balancës së pushteteve. Shia akuzoi SPAK-un se nuk ka respektuar jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese për imunitetin edhe të ministrave jodeputetë.

“Pushteti gjyqësor s’ka të drejtë të shkaktojë pezullimin e një dege ekzekutivi përmes një mase sigurimi. Në rast se GJKO vlerëson se nevoja e sigurimit të individit është e tillë që i bën të pashmangshëm, masë së sigurimit nuk mund ta vendosë masën e sigurimit në mënyrë të njëanshme pa marrë autorizim nga kuvendi.

Ky është standardet kushtetuese për çdo masë sigurimi që pengon ushtrimin e detyrës së ministrit. Ndalimi për të vendosur pezullimin e ushtrimit të një detyre, e ka burimin në normat kushtetuese.

Deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të kontrollohet, ndalohet ose ndiqet penalisht pa pëlqimin e kuvendit. Deputeti nuk mund të arrestohet ose ti hiqet lira në çfarëdolloj forme pa autorizim nga Kuvendi.

Autorizim i kuvend kërkohet o vetëm për mase sigurimi personale, por edhe për masa të tjera. Imuniteti s’ka qëllim lirinë deputetit, por mbrojtjen e detyrës së deputetit, liria e deputetit është premisë e domosdoshme që ai të ushtrojë këtë detyrë. Kushtetuesja në vendimin e 2024, ka mbajtur qëndrimin se autoriteti nga kuvendi është i nevojshëm për arrestin në burg dhe arrestin në shtëpi.

Qëllimi i imunitetit është e drejta e deputetit për ushtrimin e detyrës. Pengimi i ushtrimit të detyrës bazohet me një pezullim de facto të deputetit nga detyra.

Ndalimi për të vendosur masën e pezullimit buron nga neni 73 pika 2 e kushtetutës, s’kemi të bëjmë me garanci ligjore të Kodit të Procedurës penale por me një garanci kushtetuese.

Të njëjtën garanci e gëzon edhe anëtari i Këshillit të Ministrave, për shkak të pikës 3 të nenit 103 të kushtetues, ku parashikon se anëtari e këshillit të ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Konstatojmë se SPAK s’ka zbatuar jurisprudencën e GJK e cila ka sqaruar se edhe ministri që nuk është deputet, ka të njëjtin imunitet si deputeti, autorizimi nga kuvendi është i nevojshëm edhe për ministrin jodeputet.

Emërimi dhe shkarkimi i këtyre organeve përbën çështje të së drejtës kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga asnjë akt i një pushteti tjetër, ndryshe prishet balanca mes pushteteve”, tha Shia.