Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në takim udhëheqësen e opozitës bjelloruse: E guximshme


Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësen e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Meta ka publikuar një fotografi nga takimi me zonjën Tsikhanouskaya, ndërsa i uron asaj suksese në misionin e saj.

“Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya.
I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.
Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.
Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!”-
shkruan presidenti Meta.

Liderja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Në fokus të udhëtimit të saj do të jetë angazhimi i Shqipërisë në OSBE për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi dhe anëtarësimi i vendit tonë në OKB.

Kujtojmë se Tsikhanouskaya është arratisur nga Bjellorusia pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të gushtit të kaluar. Zgjedhjet, të cilat u konsideruan të manipuluara nga opozita, i siguruan Aleksandër Lukashenkos mandatin e 6-të në krye të vendit.