
Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos në Greqi, ku një i burgosur shqiptar u qëllua me thikë nga një i dënuar grek.
Shqiptari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, shkruan Kathimerini.
Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.
Shqiptari është Jani Aliaj, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ai u arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë.
Gjatë kontrollit ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato, Athinë, për hetime të mëtejshme.