
Kryeministri Edi Rama deklaroi se shteti shqiptar po ndërmerr një hap të ri strategjik duke u angazhuar drejtpërdrejt në sipërmarrje, me synimin për të prodhuar pajisje ushtarake dhe anije brenda vendit dhe për t’i eksportuar ato në tregjet evropiane.
Ai kritikoi klimën politike dhe akuzat ndaj qeverisë, duke theksuar se dëgjesat publike janë nënvleftësuar nga opozita që, sipas tij, “merret vetëm me komisione hetimore dhe fletëthirrje për baltë politike”.
Rama njoftoi se sot po zhvillohej seanca e fundit e negociatave me gjigantin italian të industrisë detare, Fincantieri, një nga kompanitë më të mëdha në botë në prodhimin e anijeve. Marrëveshja parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët, ku Fincantieri do të zotërojë 51% të aksioneve, ndërsa shteti shqiptar 49%, përmes kompanisë publike KAYO.
Sipas kryeministrit, kompania do të operojë në portin e Pashalimanit dhe do të ketë rol të rëndësishëm në modernizimin e flotës shqiptare. Aty do të prodhohen anije për Forcat e Armatosura dhe do të kryhet mirëmbajtja e tyre nga një strukturë ku shteti është ortak.
Po ashtu, pritet krijimi i njësive të specializuara me paga të larta dhe kapacitete për të marrë porosi nga vende të tjera, duke gjeneruar të ardhura ku 49% do t’i përfitojë shteti shqiptar.
Rama tha se kjo kompani do të merret edhe me mirëmbajtjen e anijeve të rojës bregdetare të vendeve të NATO-s në Shqipëri, duke theksuar se ky është një potencial i rëndësishëm ekonomik dhe strategjik për vendin.
Në vijim, ai iu përgjigj kritikave se kompania KAYO është krijuar për të “kanalizuar paratë e drogës apo për kontrabandë armësh”, duke i cilësuar këto pretendime si trillime politike.
Ai tha se rritja e buxheteve të NATO-s ka sjellë shpesh biznese private te dera e kryeministrisë për të ofruar produkte ushtarake, por qeveria nuk ka ndërmend të vazhdojë modelin e vjetër të blerjeve të thjeshta.
“Ne nuk jemi budallenj që paratë e buxhetit t’i përdorim vetëm për të blerë. Me ato para do të blejmë vetëm atë që nuk mund ta prodhojmë vetë, ndërsa makinat e ushtrisë do t’i prodhojmë këtu dhe jo vetëm për ushtrinë shqiptare, por edhe për eksport,” tha Rama, duke shtuar se tenderat e deritanishëm për uniforma dhe pajisje shpesh kanë përfunduar nën hetim.
Ai theksoi se Shqipëria ka “një nga dijet më të mëdha në Evropë për qepjen e tekstileve dhe uniformave”, duke sugjeruar se prodhimi vendas mund të zëvendësojë importet dhe të garantojë cilësi më të mirë e shmangie të abuzimeve.
“Ka shumë pak dëgjesa se nga an tjetër kemi një çetë që nuk njeh dëgjesën, por vetëm komisionin hetimor, ose fletëthirrjen për një tjetër baltë. Dëgjesat janë praktikë e konsoliduar dhe ne nuk mund të presim. Na duhen dëgjesat dhe si instrument institucional për të trajtuar çështje që janë të një rendësi të dorës së parë për vendin që degradojnë në copëza trillimesh dhe historish që hidhen për të helmuar publikun. Psh. sh në Shqipëri po ndodh diçka që është tërësish e re. Shteti po merr pjesë në sipërmarrje, krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet publike, ne abuzim me fondet publike, flas këtu dhe për abuzimin në mungesë të një qaje largpamëse.
Sot, zhvillohej seanca fundit e negociatave dhe mund të jetë akoma në zhvillim me një prej ekselencave më të mëdha të botë, Fincantieri , kompania italiane lider në prodhimin e anijeve. Falë kopanisë tonë publike KAYO-s , ne kemi hyrë në një marrëveshje me Financierin për një kompani të përbashkët, 51% do ti kenë italianët, 49% shteti shqiptar. Aktiviteti i kompanisë në portin e Pashalimanit do të bëjë që nga njëra anë ushtria shqiptare të vazhdojë të ngrejë forcën e vet detare, duke prodhuar në vend anijet në dispozicion të saj, do të bëj mirëmbajtjen e tyre me një kompania që shteti shqiptar është aksioneve dhe patjetër që do të krijojë njësi të specializuar me paga të larta. Do të marrë dhe porosi nga vend të tjera që do ti shesi. Nga shitja shteti shqiptar, forcat e armatosura do të përfitojnë 49%. Do të bëjë mirëmbajtjen e anijeve të rojës bregdetare të vendeve të NATO-s në Shqipri, 49% të shtetit shqiptar.
Ndërkohë ju dëgjoni që është krijuar një KAYO- për të kanalizuar paratë e drogës dhe për ti hapur rrugë kontrabandës së armëve. Kjo nuk është komani private as që fshihet një person privat. rritja e buxhetit të NATO-s për të gjitha vende, bërë që nga momenti i linçimit, kryeministria arriti të bëhej si një supermarket ku hynin dhe dilnin shitës që doni të takoheshin me mua për të më thënë që kemi motorra, makina, aeroplanë, helikopterë. Ne jemi budallenj që paratë e buxhetit t’i përdorim thjeshtë për të blerë ndërkohë që me ato para do të blejmë çfarë nuk prodhojmë dot, por makinat e ushtrisë do ti prodhojmë vetë. dhe jo vetëm për ushtrinë shqiptar, por dhe për eksport. Jemi budallenj ne që të vazhdojmë të bëjmë tendera uniformash që përfundojnë nën hetim dhe me njerëz në burg për perimetri ne kapës së policit, se polici e ka kokën ka dhe nuk i bën dhe keni vjedhur çerekun e kapeles. Ndërkohë që ne kemi dijen më të madhe të Evropës për të qepur”, tha Rama.