
Mëngjesin e kësaj të premteje, Lëvizja Bashkë organizoi një protestë para Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar reagim të menjëhershëm për përmbytjet masive që kanë prekur qytetin në ditët e fundit.
Protestuesit kërkuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe hetim të thelluar për funksionimin e hidrovorit të dytë. Ata kërkuan gjithashtu një investigim të plotë lidhur me rastin e punonjësit të bashkisë, Astrit Hysenaj, i cili u gjet pa shenja jete ditën e djeshme, dyshohet të ketë humbur jetën nga rrjedha e ujit.
Gjatë tubimit, protestuesit mbajnë pankarta me mbishkrime si: “Gjendje e jashtëzakonshme tani”, “Uji na mbyt, korrupsioni sundon” dhe “Hetim për portin e ri”.