
Ministri Blendi Gonxhja ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë ndërhyrja emergjente në Kullën e Turanit, një monument kulture i dëmtuar nga reshjet e dendura.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Gonxhja tha se objekti është përfshirë në listën e monumenteve në risk të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër monument kulture që do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen emergjente, ju uroj një javë të mbarë! Kulla e Turanit, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura, e përfshirë në listën e objekteve në risk të DRTK Korçë, përmes fondit të dedikuar për ndërhyrjet emergjente, do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen, e fokusuar në masa konsoliduese dhe restauruese, në respekt të parimeve të restaurimit konservues dhe autenticitetit të monumentit”, shkruan Gonxhja.