
Të paktën 15 të vdekur dhe 19 të plagosur nga aksidenti me autobusin në Guatemalë
Të paktën 15 persona mbetën të vdekur dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një autobus ra në një humnerë në autostradën “Inter-American” në perëndim të Guatemalës, njoftuan autoritetet të shtunën.
“Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur në këtë aksident rrugor, 11 burra, tri gra dhe një i mitur,” u tha gazetarëve Leandro Amado, zëdhënës i zjarrfikësve lokalë, duke shtuar se rreth 19 të plagosur u dërguan në spitalet pranë vendngjarjes.
Aksidenti ndodhi në departamentin e Sololës, mes kilometrave 172 dhe 174, një zonë e njohur për mjegullën e dendur që ul shikueshmërinë për shoferët.
Pamjet e shpërndara nga shërbimi zjarrfikës në rrjetet sociale herët të shtunën treguan autobusin e shkatërruar në humnerë, ndërsa zjarrfikësit punonin për shpëtimin e viktimave.
https://www.reuters.com/world/americas/least-15-dead-19-injured-guatemala-bus-accident-2025-12-27/