
4 protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, do të paraqiten me detyrim para autoriteteve.
Këtë masë e ka kërkuar prokuroria e Tiranes, ndërsa autoritetet kanë vendosur që të mos i mbajnë ata në paraburgim, por të monitorohen nëpërmjet detyrimit për t’u paraqitur rregullisht pranë organeve të drejtësisë.