
Një 36-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për pengmarrje.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale J.K., banues në Durrës pasi akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjera kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar. 36-vjeçari u kap në aeroportin e Rinasit në përpjekje për t’u larguar nga vendi.
“Efektivët e policisë vunë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar. 36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.