
Kryeministri Rama u shpreh i shqetësuar mbi atë që e quajti “brutalitet gjyqësor”.
Në podcastin e tij të përjavshëm, ai tha se socialistë kanë nisur analiza shqetëësuese të shenjave shqetësuese të sjelljes së gjyqësorit.
Ai tha se gjyqtarët e prokurorët po përpien të shqyejnë arkën e shtetit duke rritur pagat për veten.
“Kemi nisur analiza shqetësuese të shenjave shqetësuese të brutalitetit gjyqësor. Tentativa e magjistratëve gjykatës e prokurorë bashkë për të rritur pagat duke shqyer arkën e shtetit. Vetë ali dhe vetë kadi. Kam lexuar edhe një raport mbi përdorimin brutal të paraburgimit në Shqipëria që e ka vendosur Shqipërinë në vendin më të fundit”, tha Rama.