
Vendim antikombëtar e quajti deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri rikthimin në detyrë të zv.kryeminstres Belinda Balluku.
Ai tha se vendimi i ka shkaktuar një dëm të madh vendit, ndërsa shtoi se kryeministrit Rama i duhet një vendim i tillë si precedent për veten e tij
“SPAK ka shkuar në paradhomën e tij. Nisur nga ky presion Rama pret që nesër kjo të mos ndodhë që nesër të mos kërkohet pezullimi i tij. Ka nisur betejë e madhe për të goditur SPAK”, tha Kapri.
Ai shtoi se Belinda Balluku ka mbaruar punë politikisht dhe se kryeministri Rama ka nisur një luftë kundër SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme.
“Me këtë vendim u tha gjithë shqiptarëve se edhe mund të kapesh duke manipuluar me miliona euro, ti mund të rrish në qeveri. Gjithë ky presion i madh që është bërë edhe nga kryeministri, tregon që Rama gjithë këtë presion e bën për veten e vet. Belinda Balluku ka mbaruar punë. Atij i duhet ky precedent që të mbrojë veten e vet nesër. SPAK ka shkuar në paradhomën e tij. Nisur nga ky presion Rama pret që nesër kjo të mos ndodhë që nesër të mos kërkohet pezullimi i tij. Ka nisur betejë e madhe për të goditur SPAK. Belinda Balluku ka mbaruar punë, ajo është zhdukur nga skena politike. Nisur nga ky presion, Rama ka kërkuar të marrë garanci për veten e tij. Tani nuk ka më dyshim, ka nisur një betejë për të luftuar SPAK dhe GJKKO. Por pyetja është se përse e krijuam SPAK. Ne e krijuam që të vendosnim Ballukun, Ahmetajn, para drejtësisë. Kushtetuesja i ka bërë një dëm të madh vendit, është një vendim antikombëtar.”