
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
Sipas amendamentit, për këtë qëllim do të krijohet një fond prej 2.54 miliard lekësh. Zhupa propozon gjithashtu që Këshilli i Ministrave të miratojë një vendim deri në qershor 2026, për të përcaktuar mënyrën e kompensimit financiar të stafit arsimor.
Relacioni shoqërues thekson se iniciativa ka si synim:
rritjen e motivimit profesional të mësuesve,
përmirësimin e kushteve ekonomike të tyre,
afrimin e Shqipërisë me praktikat evropiane që aplikojnë shpërblime vjetore për stafin arsimor.
Ina Zhupa thekson se paga e 13-të do të kontribuojë në reduktimin e largimeve nga profesioni dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit në vend.