Vendosni fjalën kyçe....

Briken Calja shkëlqen në kampionatin ballkanik, rrëmben tre medalje ari


Peshëngritësi Briken Calja ka fituar tre medalje ari në kampionatin ballkanik duke vijuar formën e mirë që ka treguar prej kohësh. Kampionati po zhvillohet në Durrës.

Calja arriti të ngrejë 150 kilogramë në provan e parë në stilin e shkëputjes duke vendosur rekord ballkanik.

Në stilin e shtytjes, Calja ngriti 180 kilogramë në provën e parë dhe 185 kilogramë në provën e tretë duke vendosur sërish rekord ballkanik.

Me 335 kilogramë të ngritura në dygarësh, Calja mori edhe medaljen e tretë të artë.

Peshëngritësi tjetër Erkand Qerimaj nuk arriti të paraqitej mirë duke mos marrë asnjë medalje.