
Presidenti Volodymyr Zelensky tha të dielën se Ukraina u ishte mirënjohëse Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump për të gjitha përpjekjet e SHBA-së që synojnë të ndihmojnë Kievin.
“Ukraina u është mirënjohëse Shteteve të Bashkuara, çdo zemre amerikane dhe veçanërisht presidentit Trump për ndihmën e cila, duke filluar me raketat Javelin, shpëton jetë ukrainase,” shkroi Zelensky në Telegram pasi Trump tha se udhëheqësit e Ukrainës kishin shprehur “zero mirënjohje” për ndihmën amerikane.
Zelensky shprehu gjithashtu falënderime për Evropën dhe grupimet e vendeve G7 dhe G20 për ndihmën e tyre, duke thënë se përpjekjet për të ruajtur këtë mbështetje ishin të rëndësishme, shkruan Reuters.
“Kjo është arsyeja pse ne po punojmë kaq me kujdes në çdo pikë, në çdo hap drejt paqes,” shkroi ai. “Gjithçka duhet të përpunohet në mënyrë korrekte në mënyrë që ne të mund t’i japim fund vërtet kësaj lufte dhe të parandalojmë që lufta të ndodhë përsëri.”
