Vendosni fjalën kyçe....

PS fiton zgjedhjet në Tepelenë dhe në Mat



Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Tepelenës, ku fitues është shpallur kandidati i Partisë Socialiste Gramos Sako, me 3,261 vota, që përbëjnë 77.8% të totalit.

Kandidati kundërshtar, Gabriel Guma, ka marrë 928 vota ose 22.2% të votave.

Ndërkohë, procesi i numërimit në Bashkinë e Matit është drejt përfundimit, me vetëm një kuti të panumëruar. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të 46 nga 47 kutitë, avantazhin e mban kandidati socialist Altin Bojni, me 7,302 vota (66.6%).

Pas tij renditet Eduard Brahilika me 3,116 vota (28.4%), ndërsa Suzana Pasha ka marrë 547 vota (5%).

Rezultatet paraprake tregojnë një tjetër fitore të thellë për kandidatët e Partisë Socialiste në jug dhe veri të vendit, me PS që ruan epërsinë në shumicën e bashkive ku procesi është mbyllur.