
Deputeti i PD-së Klevis Balliu tha sot se kryeministri Rama është autori i korrupsionit në Tunelin e Llogarasë.
Gjatë fjalës në Kuvend demokrati tha se anulimi i tenderit të fituar nga kompania Gjoka u anulua me urdhër nga lart dhe iu dha kompanisë turke që Rama e Balluku të fitonin më shumë.
“Sa më shumë të fliste Belinda aq më shumë kuptohet që shefi për Tunelin e Llogarasë është Rama. Tenderi i fituar nga Gjoka u anulua nga Balluku me urdhër nga lart. Tenderin e fitoi kompania turke, e cila kishte ofertën më të lartë, 12 mln euro më shumë se oferta e dytë. Kjo ndodhte për të vjedhur më shumë para që Berberi e Balluku të marrë pjesën e vet dhe Rama të marrë sa më shumë. Shtesat 50 mln euro nuk vijnë kurrë nga një ministre pa urdhrin e Ramës. Rama përdori Belindën e vet për të kryer procedurat”, tha Balliu.