Vendosni fjalën kyçe....

Begaj firmosi 9 nëntorin për zgjedhjet në Tiranë, avokatët e Veliajt do çojnë dekretin në Kushtetuese


Avokatët e Erion Veliajt do çojnë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjeseshme lokale në gjashtë bashki. Sipas avokatëve, GJykata Kushtetuese është e vetmja që mund t’i japë zgjidhje çështjes, raporton Report Tv.

“Nëse do interpretojmë që neni 62 i ligjit organik shton shkaqe të tjera veç atyre që përcakton Kushtetuta, kjo është antikushtetuese, sepse vete neni 115 nuk përmban shprehjen “shkaqe të tjera përcaktohen me ligj”.

Presidenti Begaj i dekretoi zgjedhjet për Tiranës me argumentin se shkarkimi i Erion Veliajt me motivacionin “mosparaqitje në detyrë” duhet të trajtohet nga Gjykata Administrative dhe jo nga Gjykata Kushtetuese.

Juristët kanë theksuar se shkarkimi nga detyra i kryebashkiakut të Tiranës nuk mund të trajtohet si çështje administrative pasi Veliaj nuk ishte nëpunës civil, por i zgjedhur vendor në detyrën e kryetarit, gjë që trajtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas dekretit të Begajt, zgjedhjet në gjashtë bashkitë e vendit do mbahën më 9 nëntor 2025.