Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji mbyll kapitullin me drejtësinë, përgatitet të ankimojë në Kushtetuese dhe Strasburg



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, sot u paraqit për herë të fundit në shërbimin e provës, masë e cila iu dha si kusht për lirimin e tij nga burgu.

Pas më shumë se 9 muajsh në burgun e Fierit, ku po vuante një dënim prej një viti, Salianji u lirua me kusht pas dakordësisë së prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës së Fierit më 8 korrik 2025.

Në një prononcim për mediat, ish-deputeti theksoi se beteja e tij me drejtësinë sapo ka nisur.

Ai deklaroi se do të depozitojë ankesën e tij në Gjykatën Kushtetuese brenda pak ditësh dhe më pas do të kërkojë drejtësi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke shprehur besimin në fitore.

Salianji ishte dënuar më 26 shtator 2024 nga Gjykata e Apelit me një vit burg, pas akuzës për “kallëzim të rremë” në lidhje me denoncimin që ai kishte bërë ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.