
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi Partinë Socialiste për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores, duke kërkuar rikthimin e seancës së kaluar për diskutimin e programit qeverisës të PS-së.
Ai e cilësoi seancën e 18 shtatorit si “një turp historik” që, sipas tij, u zhvillua për të fshehur skandalet e mazhorancës.
“Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal ,ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin.
Do të mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm dhe ky turp do të mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe e bënë atë vetëm e vetëm për të fshehur, për të maskuar Erjon Veliaj.
Po të citoj Kushtetutën, nuk mund t’ia bësh vendit tënd kurrë pse një grusht të papërgjegjshmish që kanë turp dhe frikë nga vetja e tyre, kërkojnë të kalojnë pa transparencë, ti shënove rekordin më të zi në historinë e çdo regjimi.
Rikthe seancën, të zhvillohet seanca, të mos e kthejë Kushtetuesja, por ta ktheje Kuvendi. Ata që kanë frikë, le t’ia mbathin”, tha Berisha.