Vendosni fjalën kyçe....

“Kriminele naziste, s’të duam këtu” – Aktivistë të djathtë sulmojnë Von der Leyen-in në Bullgari (Video)


Një grup aktivistësh sulmuan Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe bllokuan për pak kohë makinën e saj gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Bullgari të dielën.

Anëtarët e partive të krahut të djathtë Rilindja dhe Madhështia valëvitën flamurin kombëtar bullgar dhe bërtitën “kriminele naziste” ndërsa u mblodhën jashtë uzinës Vazov (VMZ) në Sopot, prodhuesi më i madh shtetëror i armëve në vend.

“Koha e elitës së dështuar të Brukselit, së bashku me shërbëtorët e saj vendas, po mbaron”, deklaroi kreu i Rilindjes Kostadin Kostadinov, duke shtuar se protesta tregoi se “Bullgaria nuk është në shitje”.

“Ursula von der Leyen, e cila është nën hetim për korrupsion dhe konflikt interesi në nivel evropian, është thellësisht e papëlqyer në Bullgari. Ne nuk e duam atë në vendin tonë!”, shkroi ai më vonë në Facebook.

Kompania gjermane e mbrojtjes Rheinmetall planifikon të ndërtojë një fabrikë baruti dhe një fabrikë artilerie 155 mm në terrenet e VMZ, shkruan RT.

“Ky është pikërisht lloji i projektit që duam të shohim…Deri në 1,000 vende të reja pune do vijnë këtu në Sopot,” u tha von der Leyen gazetarëve pasi vizitoi vendin me kryeministrin bullgar Rosen Zhelyazkov. Ajo gjithashtu vuri në dukje se “një e treta e armëve të përdorura në Ukrainë vinin nga Bullgaria”.

Zhelyazkov tha se Bullgaria do vijonte të kontribuonte në operacionet e pastrimit të minave në Detin e Zi dhe të siguronte “infrastrukturë aeroportuale” për nevojat e sigurisë së BE-së.