Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO lë në burg Dorian Beun


Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për 46-vjeçarin Dorian Beu, i arrestuar të dielën në Malin e Tomorrit. Ai ishte në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë, i akuzuar për trafikimin e 356 kilogramëve kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash.

Grupi drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, ndërsa Dorian Beu ka pretenduar në Gjykatë se për të njëjtën çështje është gjykuar më parë në Itali, ku kishte qëndruar fillimisht në arrest shtëpie dhe më pas nën hetim në gjendje të lirë.