Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 66-vjeçari në Vorë


Një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksident në Vorë.

Viktima i identifikuar si Kujtim Luka është përplasur në dalje të Vorës nga një mjet që drejtohej nga 53-vjecari Jani Tanushi.

Ky i fundit është shoqëruar në polici.

Njoftimi

“Vorë/Informacion paraprak

Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”