Vendosni fjalën kyçe....

Zjarre pranë Borizanës, rrezikohen depo të dinamitit



Dy vatra zjarri janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë, mbi fabrikën e çimentos dhe pranë zonës së guroreve.

Sipas burimeve nga terreni, dyshohet se zjarret janë vendosur qëllimisht, me qëllim hapjen e terrenit për gurore ekzistuese ose për ndonjë gurore të re.

Për shuarjen e flakëve është angazhuar reparti zjarrfikës i rrethit me të gjitha mjetet dhe personelin në dispozicion. Megjithatë, për shkak të erës, zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë hektarë të tërë me pisha të reja.

Ajo që e bën situatën edhe më të rrezikshme është fakti se rreth 1 kilometër larg vatrës së zjarrit ndodhet depoja e dinamitit që furnizon guroret. Nëse flakët nuk neutralizohen në kohë, ekziston rreziku që ato t’i afrohen depove, duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën.