
Ngjarja e djeshme,e ndodhur në Dimal,në urën e re mbi lum,ku një automjet përplasi për vdekje në rrugë 57-vjeçaren Thëllëza Caushi dhe më pas u largua nga vendngjarja,është zbardhur në një kohë rekord nga policia e Beratit.
Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat,Gramoz Lala, komfirmon se,gjatë gjithë natës janë marrë e këqyrur pamjet e çdo kamere sigurie (shtëpije,biznesi dhe rruge) përreth vendit të aksidentit dhe nëpërmjet tyre është bërë i mundur identifikimi i autoriit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Autori i aksidentit që i mori jetën një 57-vjeçareje që po kalonte me delet në rrugë është shtetasi 21 -vjeçar me inicialet A.O,banues në fshatin Rroshnik në Berat,i cili ka qënë në drejtimin e një automjeti me ngjyrë të zezë.
Ai është sjellë në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Aksidenti me vdekje ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dimal,në urën e re mbi lum.Viktima Thëllëza Caushi ishte duke kaluar rrugën me delet,kur është shtypur nga nga automjet. Thëllëza Caushi,banore e Dimalit, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që automjeti u largua nga vendngjarja.