
Mbretëria e Bashkuar do të japë 8.5 milionë paund ndihmë shtesë për Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) për të mbështetur civilët në Gaza, por vetëm nëse qeveria izraelite lejon hyrjen e saj, njoftoi të shtunën Ministria e Jashtme britanike (FCDO) për Jerusalem Post.
Fondet do të përdoren për ushqim, ujë dhe karburant për zonat me nevojë më të madhe. Ministrja për Zhvillim Ndërkombëtar, Jennifer Chapman, e cilësoi situatën humanitare në Gaza si “katastrofike” dhe dënoi vendimin e kabinetit të sigurisë së Izraelit për të zgjeruar ofensivën.
“Është e papranueshme që kaq shumë ndihma të presin në kufi. Kërkojmë që qeveria e Izraelit të lejojë hyrjen e tyre në mënyrë të sigurt,” tha Chapman, duke theksuar se mungesa e furnizimeve po shkakton “skena të tmerrshme” teksa civilët e dëshpëruar përpiqen të marrin sasi minimale ndihme.
Mbretëria e Bashkuar është donatori më i madh i OCHA-s për vitin 2025, me një buxhet prej 101 milionë paund për Palestinën, nga të cilat 60 milionë janë të destinuara për ndihmë humanitare.