
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka bërë të ditur se vendi i tij do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në shtator, gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përcjell YNetNews.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka bërë të ditur se vendi i tij do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në shtator, gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përcjell YNetNews.
Në një deklaratë për mediat, Carney tha se njohja do të kushtëzohet me angazhimin e Autoritetit Palestinez për reforma të thella strukturore. Sipas tij, këto përfshijnë ndryshime në qeverisje dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2026, në të cilat grupi Hamas nuk do të lejohet të marrë pjesë.
“Kam folur drejtpërdrejt me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe kam theksuar se njohja e shtetit palestinez duhet të shkojë paralelisht me përpjekjet për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe garantimin e stabilitetit,” deklaroi Carney.
Ky njoftim vjen në një moment kur një numër gjithnjë e më i madh shtetesh perëndimore po shqyrtojnë ose kanë filluar procesin e njohjes së shtetit të Palestinës, në përpjekje për të rigjallëruar zgjidhjen me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.
Reagime të mëtejshme nga Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar priten në ditët në vijim.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar praninë e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/Goat Pox) në një fermë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka akredituar 761 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të…
Beogradi e ka dënuar aksionin e autoriteteve të Kosovës në objektet e hekurudhave në veri të Kosovës, duke e cilësuar…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur një debat të fortë politik në vend pas deklaratave të tij…