
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për një operacion të gjerë për shuarjen e një zjarri të rënë në zonën e Qafë Buallit, pranë qytetit të vjetër të Bulqizës dhe fshatit Plan i Bardhë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të thatë, duke bërë që autoritetet të mobilizojnë forca të shumta tokësore dhe ajrore për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Në operacionin intensiv janë angazhuar:
8 mjete zjarrfikëse
40 efektivë të MZSH
15 efektivë të Policisë së Shtetit
25 punonjës të bashkisë
10 forca vullnetare
Po ashtu, në ndërhyrje janë përfshirë edhe dy helikopterë, të cilët po operojnë me rotacion për të ndihmuar nga ajri në izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.
Ndërhyrja vazhdon në kushte të vështira terreni dhe temperaturash të larta, ndërsa autoritetet janë në gadishmëri për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për banorët apo zonat e banuara përreth.