Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një ish- efektiv policie


Sarandë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku është plagosur me armë zjarri një ish-efektiv policie.

Sipas informacioneve paraprake, Adil Veli 54- vjeç ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Sarandës.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet apo autorët e mundshëm të plagosjes.