Vendosni fjalën kyçe....

Zgjerohet zjarri në parkun e Lurës


Është përkeqësuar gjendja e zjarrit në parkun kombëtar të Lurës.

Zjarri i cili nisi dy javë më parë, është afruar drejt Zall Gjoçajt ndërsa flakët kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje me pisha të zeza e drurë të tjerë.

Dhjetëra forca zjarrfikëse po punojnë prej ditësh në zonë por për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja ka qenë e vështirë.