
Një vajzë 17-vjeçare në Vlorë ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një plage në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur sot pas mesditës, ku e mitura nga Rromsi, u dërgua në spital nga vetë familjarët. Ajo mbërriti e plagosur në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë më pas.
Dyshohet se 17-vjeçarja ka tentuar vetëvrasjen. Policia e Vlorës zyrtarisht njofton se dyshohet që e mitura të jetë vetëplagosur me pistoletë.