
Pesë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë natës në një sulm në Gazën veriore, njoftoi ushtria izraelite të martën. Ngjarja ndodhi ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ndodhej në Uashington dhe Izraeli bashkë me Hamasin po shqyrtojnë një propozim për armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA.
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë raportuan se si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në dy zona të ndryshme të Gazës, kanë humbur jetën edhe 18 civilë.
Sipas një zyrtari izraelit të sigurisë, ushtarët ranë pre e pajisjeve shpërthyese gjatë një operacioni në zonën e Beit Hanoun, një nga pikat më të përfshira në luftime që nga fillimi i konfliktit. Militantët palestinezë hapën zjarr edhe ndaj forcave që po përpiqeshin të evakuonin të plagosurit.
Në të njëjtin sulm, ushtria izraelite njoftoi se edhe dy ushtarë të tjerë u plagosën rëndë. Deri më tani, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në luftën që nisi në vitin 2023 kundër Hamasit ka arritur në 888./AP