
Kancelari gjerman Friedrich Merz lavdëroi Izraelin teksa tha se ai po kryen “punën e qelbur për të gjithë ne” duke goditur Iranin dhe duke e penguar atë të ndërtojë një armë bërthamore, shkruan CNN.
Në një intervistë me median gjermane ZDF në margjinat e samitit të G7 në Kanada, Merz u pyet nëse ishte dakord që Izraeli po bënte “punën e qelbur” të botës kundër një regjimi që në Perëndim shihet si një forcë “shkatërruese”.
Merz tha se ishte “mirënjohës” për intervistuesin që përdori termin “punë e qelbur”.
“Kjo është puna e qelbur që Izraeli po bën për të gjithë ne”, tha ai.
“Regjimi iranian i ka sjellë vdekje dhe shkatërrim botës me sulme, me vrasje dhe vrasje pa paramendim, me Hezbollahun, me Hamasin.”
Merz tha se sulme si ai i nisur nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 “nuk do kishin qenë kurrë të mundura” pa regjimin në Iran.
“Mund të them vetëm se kam respektin më të madh për atë që ushtria dhe qeveria izraelite kanë pasur guximin të bëjnë”, tha Merz. Alternativa, pretendoi ai, do kishte qenë shumë më tepër “muaj e vite të terrorit të këtij regjimi dhe pastaj ndoshta me një armë bërthamore në dorë”.