Vendosni fjalën kyçe....

Sirena alarmi në Izrael mes një sulmi me raketa balistike nga Irani



Sirena alarmi kanë shpërthyer në veri dhe qendër të Izraelit, përfshirë Jerusalemin, mes një sulmi me raketa balistike nga Irani, përcjell The Times of Israel. Autoritetet izraelite kanë udhëzuar civilët në zonat e prekura të qëndrojnë në strehimore deri në një njoftim të dytë.

IDF ka deklaruar se po punon për të rrëzuar raketat e lëshuara nga Irani, ndërsa tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të përshkallëzohen.