Një makinë fluturuese që mund të arrijë mbi 200 km/orë mund të dalë në treg brenda vitit 2026. Si një mënyrë për të shmangur trafikun, një makinë fluturuese ka nxitur kërkesën dhe mund të çojë drejt prodhimit të saj shumë shpejt. Emri modelit është “AirCar”, dhe kompania sllovake “Klein Vision” është duke e zhvilluar atë.
Në vitin 2021, modelit iu dha një certifikatë zyrtare e vlefshmërisë ajrore nga Autoriteti Sllovak i Transportit, pasi kishte kryer me sukses 70 orë testime fluturimi sipas standardeve të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), me mbi 200 ngritje dhe ulje në atë kohë.
Madje makina kreu me sukses fluturimin e parë ndërqytetas, një fluturim 35-minutësh nga aeroporti ndërkombëtar në Nitra drejt aeroportit ndërkombëtar të Bratislavës më 28 qershor 2021, shkruan IFL.
Mjeti mund të arrijë shpejtësi prej 200 kilometrash në orë në tokë dhe mbi 250 kilometra në orë në ajër. Ka një rreze fluturimi prej 1000 kilometrash.
Sipas bashkëthemeluesit të “Klein Vision”, Anton Zajac, “AirCar 2” është një prototip i gatshëm për prodhim që mund të dalë në treg me një kosto midis 800,000 mijë dhe 1 milion dollarë. Ky informacion ka dalë pasi themeluesi i “Klein Vision”, Stefan Klein, është nderuar me Çmimin Special për Ekselencë Inxhinierike nga “Living Legends of Aviation”.
