Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA mesazh qytetarëve: Votoni pa frikë, mos lejoni të tjerët të flasin për ju


Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një mesazh domethënës vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjedhësit që të votojnë pa frikë.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale përfaqësia diplomatike e Shteteve të Bashkuara u kërkon qytetarëve që “të mos lënë të tjerët të flasin për ta”.

 “Vota jote është vetëm e jotja”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.