
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat e Kavajës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Ai rikujtoi vizitën e tij të parë në këtë qytet si kryetar partie, duke theksuar ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur ndër vite.
“Kur sa isha bërë kryetar partie erdha të vizitoja degën në Kavajë.
Midis rrugës e kinemasë ishte bërë një mur i madh me burra me 2 gishta që na e bënë shumë të vështirë të hynim brenda me polici e historira që sot duken të paimagjinueshme.
Kur hymë brenda salla e kinemasë është modeste, me më pak vende se sot këtu, ishte 3 çereku bosh dhe kishte vetëm një grua.
Pastaj e dini historinë e zhvillimeve politike këtu se si për një periudhë të gjatë ishte e pamundur që veteranët të lejoheshin të votonin dhe se si në PS prania e grave ishte minimale”, tha ai.