Vendosni fjalën kyçe....

Shpejtësi skëterrë në aksin Sauk-Teg, arrestohen 4 drejtuesh mjetesh e pezullohen 14 patenta


Katër drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa 14 leje drejtimi janë pezulluar pas një kontrolli në segmentin rrugore Sauk-TEG. Ata janë kapur duke ecur me shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 170 kilometra në orë.

Prej disa javësh policia ka ushtruar kontrolle të shumta në rrugët e mbarë vendit gjë që ka çuar në mijëra arrestime, pezullime lejesh drejtimi e gjoba.