Vendosni fjalën kyçe....

Zaçaj: Pres përgjigje zyrtare nga Dumani nëse Kushtetuesja është përgjuar nga SPAK


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj tha sot se pret një përgjigje nga kreu i SPAK-ut Dumani lidhur me një përgjim të përfolur të anëtarëve të anëtarëve të institucionit që drejton.

Në konferencën e sotme për shtyp, ku prezantoi ecurinë dhe punën e Gjykatës Kushtetuese, ajo tha se i është drejtuar SPAK-ut me shkresë zyrtare për të marrë informacion lidhur me çështjen në fjalë.

“Gjykata nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me një përgjim të mundshëm ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses. Pasi u informuam për këto lajme, trupa vendosi t’i drejtohet kreut të SPAK Altin Dumani me kërkesë për informacion për hetim apo kallëzim ndaj ndonjë gjyqtari përsa kohë veprimet e referuara i referohen me vendimmarrje konkrete gjykatës ku vetë SPAK është palë. Shkresa është dorëzuar të mërkurën dhe e informova Dumanin se nuk jam vënë në dijeni nga asnjë gjyqtar për ndonjë ndërhyrje të posaçme për ndonjë çështje në hetim.” – tha Zaçaj.