Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ra në greminë duke mbledhur bagëtitë, humb jetën 62-vjeçari në Krujë


Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Krujë pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në greminë teksa mblidhte bagëtitë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën për në Qafë Shtamë  në vendin e quajtur Nojë ndërsa policia po punon për nxjerrjen e viktimës me iniciale R.A.

Njoftimi

“Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç. Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”